Rregullime të Protokollit të Montrealit
Rregullime, rënë dakort në vitin 1995, në Vienë, në Mbledhjen e Shtatë të Palëve
Mbledhja e Shtatë e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin A të Protokollit, si më poshtë :
Neni 5: Situata e veçantë e vendeve në zhvillim
Paragrafi i mëposhtëm 8 bis do të shtohet pas paragrafit 8 të Nenit 5 të Protokollit:
8 bis. Bazuar në konkluzionet e rishikimit të referuar në paragrafin 8 më lart:
(a) Në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksit A, një Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në mënyrë që të plotësojë nevojat bazë të vendit, do ti lejohet të vonojë dhjetë vjet, përputhshmërinë e tij me masat e kontrollit, të adaptuara nga Mbledhja e Dytë e Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, dhe referencat me Nenet 2A dhe 2B të Protokollit do të lexohen në përputhje me rrethanat;
Rregullime, rënë dakort në në Mbledhjen e Shtatë të Palëve në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin B
Mbledhja e Shtatë e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin B të Protokollit, si më poshtë :
Neni 5: Situata e veçantë e vendeve në zhvillim
Nënparagrafi i mëposhtëm do të shtohet pas nënparagrafit (a) të paragrafit 8 bis të Nenit 5 të Protokollit:
(b)Në lidhje me substancat e kontrolluara në Aneksin B, një Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, në mënyrë që të plotësojë nevojat bazë të vendit, do ti lejohet të vonojë dhjetë vjet, përputhshmërinë e tij me masat e kontrollit, të adaptuara nga Mbledhja e Dytë e Palëve në Londër, 29 Qershor 1990, dhe referencat me Nenet 2C deri 2E të Protokollit do të lexohen në përputhje me rrethanat;
Rregullime, rënë dakort në në Mbledhjen e Shtatë të Palëve në lidhje me substancat e kontrolluara në Anekset C dhe E
Mbledhja e Shtatë e Palëve të Protokollit të Montrealit për Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit, në bazë të vlerësimeve të bëra në përputhje me Nenin 6 të Protokollit, vendos të adaptojë rregullimet dhe reduktimet e prodhimit dhe konsumit të substancave të kontrolluara në Anekset C dhe E të Protokollit, si më poshtë :
Neni 2F, paragrafi 1(a): Hidroklorfluorkarbonet
Në paragrafin 1 (a) të Nenit 2F, për fjalët:
Tre pikë një
aty do zëvendësohet:
Dy pikë tetë
Neni 2F, paragrafi 5: Hidroklorfluorkarbonet
Fjalia e mëposhtme do të shtohet në fund të paragrafit 5 të Nenit 2F të Protokollit:
Megjithatë, ky konsum do të jetë i kufizuar për shërbimet e pajisjeve ftohëse dhe ajrit të kondicionuar që ekzistojnë në atë datë.
Neni 2H: Bromid Metil
Neni 2H i Protokollit do të lexojë si më poshtë:
Neni 2H: Bromid Metil
1.Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 1995, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtën periudhë, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, në vit, nuk e tejkalon nivelin e llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivleit të llogaritur të prodhimit në vitn 1991
2. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2001, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetëmujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit, shtatëdhejtë e pesë për qind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon, në vit, shtatëdhjetë e pesë përqind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991
3. Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2005, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E, nuk e tejkalon, në vit, pesëdhjetë përqind të nivelit të llogaritur të konsumit në vitin 1991. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon, në vit, pesëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit mund të kalojë atë kufi, me deri në dhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991.
4.Çdo palë do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetëmujore duke filluar më datë 1 Janar 2010, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Aneksin E nuk e tejkalon zeron. Çdo palë që prodhon substancën, për të njëjtat periudha, duhet të sigurojë që niveli i llogaritur i prodhimit të substancës, nuk e tejkalon zeron. Megjithatë, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të vendit, të Palëve që operojnë sipas paragrafit 1 të Nenit 5, niveli i llogaritur i prodhimit, mund të tejkalojë atë kufi, deri në pesëmbëdhjetë për qind të nivelit të llogaritur të prodhimit në vitin 1991. Ky paragraf do të zbatohet, përveç rasteve kur Palët vendosin të lejojnë nivelin e prodhimit ose konsumit që është i nevojshëm për të plotësuar përdorimet për të cilat ato kanë rënë dakort që janë kritike për përdorime bujqësore.
5. Nivelet e llogaritura të konsumit dhe të prodhimit sipas këtij Neni nuk duhet të përfshijnë sasitë e përdorura nga Palët për karantinë dhe aplikimet paradërgimore.
Neni 5, paragrafi 8 ter: Situata e veçantë e vendeve në zhvillim
Paragrafi 8ter më mëposhtë, do të shtohet pas paragrafit 8 bis të Nenit 5 të Protokollit:
8 ter. Në përputhje me paragarfin 1 bis më lart:
(a) Çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2016, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk tejkalon, në vit, nivelin e llogaritur të konsumit në vitin 2015.
(b) Çdo palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të sigurojë që për periudhën dymbëdhjetë mujore duke filluar më datë 1 Janar 2040, dhe në çdo periudhë dymbëdhjetë mujore pasardhëse, niveli i saj i llogaritur i konsumit të substancave të kontrolluara në Grupin I të Aneksit C, nuk tejkalon zeron;
(c) Çdo Palë që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni do të përputhet me Nenin 2G;
(d) Në lidhje me substancat e kontrolluara që përmbahen në Aneksin E:
(i) Duke filluar nga data 1 Janar 2002, çdo palë, që operon sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do të përputhet me masat e kontrollit të përcaktuara në paragrafin 1 të Nenit 2H, dhe si bazë të përputhshmërisë me këto masa kontrolli, do të përdorë mesataren e nivelit të llogaritur vjetor të konsumit dhe prodhimit, përkatësisht, për periudhën 1995 deri 1998, gjithëpërfshirëse;
(ii) Nivelet e llogaritura të konsumit dhe prodhimit sipas këtij nën paragrafi nuk do të përfshijnë sasitë e përdorura nga Palët karantinë dhe aplikimet paradërgimore.
Aneks E: Bromid Metil
Për “0.7” në kolonën e tretë të Aneksit E, zëvendëso “0.6”.