URDHËR
Nr. 166, datë 24.5.2019
PËR PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONIN PËR PAJISJEN ME LICENCËN E “IMPORTIT TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE” KODI III.3, SI DHE PËR PEZULLIMIN/ REVOKIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 1, të nenit 35, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të kreut VII, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019, “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca”,
URDHËROJ:
- Miratimin e procedurave dhe dokumentacionin për pajisjen me licencë “Importi të substancave ozonholluese”, kodi III.3, si dhe procedurave për pezullimin / revokimin e saj, sipas tekstit dhe shtojcës 1/a dhe 1/b bashkëlidhur, pjesë përbërëse e këtij urdhri.
- Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen sektori i monitorimit të lejeve dhe licencave në fushën e mjedisit, drejtoria përgjegjëse për politikat e substancave ozonholluese në Ministri, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe inspektorati shtetëror përgjegjës për fushën e mjedisit.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT
Blendi Klosi
- Procedura dhe dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti për pajisjen me licencën e importit të substancave ozonholluese
- Çdo person fizik ose juridik që ushtron veprimtari importi të substancave të kontrolluara, për t’u pajisur me licencën e “Importit të substancave ozonholluese” me kodin III.3, aplikon pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare
të Biznesit (QKB), duke dorëzuar dokumenta-cionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën drejtuar ministrisë përgjegjëse për mjedisin, për pajisje me licencë importi të substancave ozonholluese. Kërkesa duhet të përmbajë në mënyrë të saktë dhe të plotë të dhënat e specifikuara në akt miratimin për pajisje me licencë, të përcaktuar në shtojcën 1/a, të këtij urdhri;
- b) diplomë e shkollës së mesme ose diplomë universitare për drejtuesin teknik;
- c) kontratën e punës që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës me drejtuesin teknik;
- d) vërtetim i pronësisë ose kontrata e marrjes me qira të mjediseve;
- e) vetëdeklarim mbi përshtatshmërinë e mjediseve dhe pajisjeve.
2. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) përcjell në mënyrë elektronike pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), aplikimet e subjekteve për pajisje me licencë “Importi të substancave ozonholluese” kodi III.3. AKM-ja shkarkon aplikimet e subjekteve për pajisje me
këtë licencë dhe i përcjell ato menjëherë pranë sektorit të monitorimit të lejeve dhe licencave në fushën e mjedisit, në Ministri.
- Sektori i monitorimit të lejeve dhe licencave në fushën e mjedisit, pas marrjes së aplikimit për licencë nga AKM-ja, shqyrton aplikimin dhe dokumentacionin shoqërues dhe harton aktin e miratimit/refuzimit të licencës së “Importit të substancave ozonholluese” kodi III.3, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën 1, të këtij urdhri.
- Ministri, nënshkruan aktin e miratimit/ refuzimit për dhënien e licencës që publikohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, brenda 20 ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit.
- Në rastin kur subjekti nuk ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe/ose dokumentacioni ka mangësi, Ministri nënshkruan aktin e refuzimit.
- Pezullimi dhe shkaqet dhe procedurat e pezullimit të licencës së importit të substancave ozonholluese
- Licenca e “Importit të substancave ozonholluese”, pezullohet kur:
- a) mbajtësi i licencës nuk përmbush kërkesat dhe detyrimet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substance”, si dhe legjislacionit në fuqi për substancat ozonholluese;
- b) në rast se subjekti nuk përmbush detyrimin e raportimit brenda afatit ligjor, të përcaktuar në VKM nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substance”.
- Konstatimi i mospërmbushjes së kritereve dhe mos moszbatimi i detyrimeve ligjore kryhet nga Inspektorati Shtetëror përgjegjës për mjedisin.
- Drejtoria përgjegjëse për politikat e substancave ozonholluese në Ministri, i propozon ministrit pezullimin e licencës në rast se subjekti nuk përmbush detyrimin e përcaktuar në pikën 1.b, të këtij kreu.
- Ministri përgjegjës për mjedisin, nënshkruan aktin e pezullimit të licencës.
- Agjencia Kombëtare e Mjedisit, publikon aktin e pezullimit në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
III. Revokimi dhe shkaqet dhe procedurat e revokimit të licencës së importit të substancave ozonholluese
- Licenca e “Importit të substancave ozon holluese”, revokohet kur:
- a) mbajtësi i licencës nuk përmbush detyrat e lëna në aktin e pezullimit brenda afatit kohor të përcaktuar në këtë akt;
- b) mbajtësi i licencës ka shkelur, në mënyrë të përsëritur, dispozitat e legjislacionit në fuqi për lëndët ozonholluese;
- c) subjekti i licencuar ka tejkaluar kuotën e miratuar për import të lëndëve ozonholluese;
- d) kur vërtetohet se personat juridikë/fizikë kanë paraqitur deklarime të pavërteta, informacion jo të saktë dhe/ose të falsifikuar në lidhje me të dhënat e kërkuara për marrjen e licencës për të cilën kanë aplikuar apo edhe gjatë raportimit;
- e) mbajtësi i licencës nuk përmbush kushtet e parashikuara në të;
- f) mbajtësi i licencës bën kërkesë për heqje dorë nga licenca
- Në vijim të marrjes së propozimit nga inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin, ose Drejtoria përgjegjëse për politikat e substancave ozonholluese në Ministri, Ministri përgjegjës për mjedisin, nënshkruan aktin e revokimit të licencës.
- Agjencia Kombëtare e Mjedisit, publikon aktin e revokimit në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.
- Dispozita kalimtare
- Çdo palë e interesuar, subjekt i VKM-së nr. 10, datë 9.1.2019 “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca“, ka të drejtën e ankimimit në rrugë administrative, me kërkesë në QKB, ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve të Ministrisë.
SHTOJCA 1/a
MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT
MINISTRI
Nr._____ prot. Tiranë, më ___.___.2019
AKT MIRATIMI
PËR PAJISJEN ME LICENCË IMPORTI TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE
Në zbatim të pikave 4 dhe 5, të kreut I, të këtij urdhri dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019, “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca”, dhe me propozim të strukturës përgjegjëse për licencimin e substancave ozonholluese, Ministri,
VENDOSI:
Miratimin për dhënien e licencës së importit të substancave ozonholluese me të dhënat, si më poshtë:
- Nr. i miratimit:
- Emri i personit fizik/juridik që importon:
Numri i Kodit të Regjistrimit të Importuesit (Kodi UNIK):
NIPT:
Adresa (qyteti, rruga nr. etj.):
Nr. i telefonit:
Fax ose e-mail:
Emri i drejtuesit teknik:
- Përshkrimi i qëllimit të importit/përdorimit:
- a) për mbrojtjen e jetës së njerëzve/bimëve/kafshëve etj.;
- b) për mbrojtjen kundër zjarrit;
- c) për sigurinë e transportit;
- d) për qëllim të kërkimeve shkencore.
- e) të tjera. Shënim: të përshkruhet qëllimi i importit të substancës ozonholluese, përdoruesi dhe arsyeja e përdorimit të këtyre substancave.
- Përdoruesi i fundit i substancës ozonholluese
- Përdoruesi i fundit i produkteve që përmbajnë substanca ozonholluese:
- Data e dhënies së licencës së importit dhe afati i përdorimit të licencës.
Licenca është e pavlefshme nëse nuk shoqërohet me akt miratimin që përcakton kuotat e importit për substancat ozonholluese për këtë subjekt.
- Me pajisjen e kësaj licence, personi fizik/juridik ka detyrimin për të raportuar në mënyrë periodike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për substancat ozonholluese.
MINISTËR
Emër MBIEMËR
(firma, vula)
SHTOJCA 1/b
MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT
MINISTRI
Nr._____ prot. Tiranë, më ___.___.2019
AKT REFUZIMI
PËR PAJISJEN ME LICENCË IMPORTI TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE
Në zbatim të pikave 4 dhe 5, të kreut I, të këtij urdhri dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 9.1.2019, “Për miratimin e rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca”, dhe me propozim të strukturës përgjegjëse për licencimin e substancave ozonholluese, Ministri,
VENDOSI:
Refuzimin për dhënien e licencës së importit të substancave ozonholluese me të dhënat si më poshtë:
- Nr. i refuzimit:
- Emri i personit fizik/juridik që importon:
Numri i Kodit të Regjistrimit të Importuesit (Kodi UNIK):
NIPT:
Adresa (qyteti, rruga nr. etj.):
Nr. i telefonit:
Fax ose e-mail:
Emri i drejtuesit teknik:
- Arsyet e refuzimit:
- ————————————————————————————————————————- ——————————————————————————————————————————–
- ————————————————————————————————————————- ———————————————————————————————————-
MINISTËR
Emër MBIEMËR
(firma, vula)