PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 453, DATË 23.6.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PAJISJEVE, QË PËRDORIN LËNDË OZONHOLLUESE, TË CILAT NDALOHEN TË PRODHOHEN E TË IMPORTOHEN, SI DHE RREGULLAT E PROCEDURAT E ZËVENDËSIMIT TË LËNDËVE OZONHOLLUESE NË PAJISJET EKZISTUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 35, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 453, datë 23.6.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Mjedisit” zëvendësohet me “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”, dhe emërtimi “Ministri i Mjedisit” zëvendësohet me “Ministri i Turizmit dhe Mjedisit”.
2. Në pikën 2, të shtojcës “Formulari i kërkesës për pajisje me licencë të importimit të lëndëve ozonholluese”, bashkëlidhur vendimit, hiqet fjala “NIPT”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Senida Mesi