VENDIM

Nr.453, datë 23.06.2005

 

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PAJISJEVE, QË PËRDORIN LËNDË OZONHOLLUESE, TË CILAT NDALOHEN TË PRODHOHEN E TË IMPORTOHEN, SI DHE RREGULLAT E PROCEDURAT E ZËVENDËSIMIT TË LËNDËVE OZONHOLLUESE NË PAJISJET EKZISTUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 17 të ligjit nr .8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

  1. Lëndë ozonholluese:

a)   Substancat dhe përzierjet e tyre, që hollojnë shtresën e ozonit, sipas anekseve A, B, C dhe D të protokollit të Montrealit, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b)   Produktet që përmbajnë lëndët ozonholluese apo që janë prodhuar me to, sipas anekseve A, B (Grupet I, II dhe III), e (Grupi II) të protokollit të Montrealit, të përcaktuara në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. “Pajisje”- pajisjet, që përdorin lëndë ozonholluese, sipas protokollit të Montrealit, të përcaktuara në shtojcën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. “Sasi të lëndëve ozonholluese, që do të importohen”- sasia që përcaktohet duke zbritur nga sasia e importuar një vit më parë sasinë e mbetur stok nga ai vit dhe përqindjen me të cilën ulet sasia e përgjithshme e këtyre lëndëve në vitin për të cilin miratohet leja, në përputhje me kuotat vjetore, të dhëna në shtojcën 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. “Përdorues të lëndëve ozonholluese”-personat fizikë ose juridikë të licencuar për t’i përdorur këto lëndë në proceset e prodhimit, të mirëmbajtjes e të shërbimit.
  1. “Qendra të përpunimit të lëndëve ozonholluese”- njësitë e licencuara për të kryer riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin e lëndëve ozonholluese, në kuadër të procesit të nxjerrjes së tyre nga përdorimi. Qendrat e përpunimit respektojnë kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen nga zjarri dhe për enët nën presion.
  1. “Përdorim i lëndëve ozonholluese” – përdorimi i tyre në proceset e prodhimit, të mirëmbajtjes e të shërbimit ose në procese të tjera çfarëdo, ku ato nuk duhet të shërbejnë si lëndë e parë.
  1. “Riciklim i lëndëve ozonholluese”- pastrimi me anë të filtrimit dhe heqja e lagështisë së lëndëve ozonholluese, të grumbulluara nëpërmjet tharjes, me qëllim ripërdorimin e tyre.
  1. “Rafinim dhe rirafinim i lëndëve ozonholluese” – përpunimi dhe pastrimi i lëndëve ozonholluese, të grumbulluara nëpërmjet filtrimit, tharjes, distilimit dhe pastrimit kimik, deri në sigurimin e cilësisë së nevojshme për përdorim të rregullt.
  1. “Zëvendësim i lëndëve ozonholluese” – procesi që përmbledh veprimet për:

a) zvogëlimin e sasisë së këtyre lëndëve në përdorim, duke respektuar kuotat vjetore të importit, të caktuara për vendin tonë;

b) importimin e lëndëve, që kryejnë të njëjtat funksione, por që sillen miqësore me mjedisin;

c) fillimin e mbushjes së pajisjeve ozonholluese, para vitit 2010, me lëndë, që sillen miqësore me mjedisin;

ç) fillimin e importimit, para vitit 2010, të pajisjeve, që nuk punojnë me lëndë ozonholluese.

  1. “Njësia Kombëtare e Ozonit dhe e Menaxhimit të Projekteve (më poshtë Njësia Kombëtare e Ozonit)”- organizmi përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kërkesave të protokollit të Montrealit në shkallë kombëtare, i krijuar pranë Ministrisë së Mjedisit, me mbështetjen financiare të sekretariatit të protokollit.
  1. “Protokoll i Montrealit” – protokolli “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, i nënshkruar në Montreal, në vitin 1987, me ndryshimet përkatëse, në të cilin Republika e Shqipërisë ka aderuar me ligjin nr. 8463, datë 10.3.1999 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së ozonit” dhe protokollin e Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”” .

 

KREU II

PRODHIMI, EKSPORTIMI DHE IMPORTIMI

  1. Në Republikën e Shqipërisë janë të ndaluara:

a) prodhimi i lëndëve ozonholluese dhe i produkteve që përmbajnë këto lëndë, të përcaktuara në anekset A, B, e (Grupi 11), D dhe E të protokollit të Montrealit;

b) importimi dhe hedhja në treg e produkteve që përmbajnë lëndë ozonholluese dhe e pajisjeve që i përdorin këto lëndë, të përcaktuara në anekset A, B dhe e (Grupi II) të protokollit të Montrealit;

c) shkarkimi në ajër i lëndëve ozonholluese, të përcaktuara në anekset A, B, e dhe E të protokollit të Montrealit;

ç) importimi i lëndëve ozonholluese, i produkteve që përmbajnë këto lëndë dhe pajisjeve që i përdorin, nga një vend, i cili nuk është palë në protokollin e Montrealit;

d) përdorimi i lëndëve ozonholluese dhe i produkteve, që përmbajnë këto lëndë, të cilat përdoren në bujqësi, për mbrojtjen e bimëve;

dh) eksportimi i lëndëve ozonholluese, i produkteve që përmbajnë këto lëndë dhe i pajisjeve që i përdorin, drejt një vendi, i cili nuk është palë në protokollin e Montrealit;

e) importimi i lëndëve ozonholluese të ricikluara apo të rafinuara;

  1. Importimi i lëndëve ozonholluese, të përfshira në Shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, lejohet vetëm në bazë të kuotave vjetore, të përcaktuara në përputhje me diagramin e nxjerrjes së tyre nga përdorimi deri në vitin 2010, të miratuar për Republikën e Shqipërisë, mbështetur në nenet 2 dhe 5 (8) të protokollit të Montrealit. Diagrama jepet në Shtojcën 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. Përjashtim nga kuotat e dhëna në shtojcën 4 bëhet vetëm për raste të veçanta, kur duhet mbrojtur jeta e njerëzve, larmia biologjike, siguria kombëtare, kërkimet shkencore dhe për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Ky përjashtim lejohet kur nuk ka zgjidhje të tjera nga pikëpamja mjedisore ose zgjidhjet e tjera janë ekonomikisht të papërballueshme.
  1. Çdo përjashtim, sipas pikës 3 të këtij kreu, bëhet me urdhër të Ministrit të Mjedisit, në bazë të kërkesës së argumentuar të organit përkatës shtetëror, ku përcaktohen lloji dhe sasia e lëndës që duhet importuar, vendi nga do të importohet dhe koha e livrimit, pasi është marrë, paraprakisht, miratimi nga sekretariati i protokollit.
  1. Importuesi i lëndëve ozonholluese të sigurojë etiketimin e tyre në gjuhën shqipe. Etiketa përmban emërtimin tregtar, përbërjen kimike, kodin e nomenklaturës së kombinuar (Kodin Ne), simbolin e rrezikut me shenjën, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar ISO, njoftimet për rrezikshmërinë për shëndetin dhe mjedisin, kërkesat për sigurinë dhe kushtet e depozitimit, si dhe sasinë e përgjithshme të lëndës së ambalazhuar, datën e prodhimit dhe të skadimit.
  1. Importimi i lëndëve ozonholluese lejohet vetëm në degët doganore që kanë personel të certifikuar dhe pajisje të veçanta për zbulimin e identifikimin e tyre, të siguruara nga Njësia Kombëtare e Ozonit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pasi përcakton këto degë doganore, i bën ato publike, brenda tridhjetë ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

 

KREU III

PËRDORIMI I LËNDËVE OZONHOLLUESE DERI NË VITIN 2010

  1. Përdorimi është procesi, që përfshin:

a) zëvendësimin, sipas nevojave dhe mundësive, të lëndëve ozonholluese në pajisjet ekzistuese, duke përdorur substanca të importuara sipas kuotave dhe/ose të tjera substanca, të rekomanduara si miqësore me mjedisin;

b) grumbullimin dhe ruajtjen e lëndëve ozonholluese të përdorura, që dalin gjatë mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve ekzistuese;

c) riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin, ripërdorimin ose asgjësimin, me teknika dhe teknologji të miratuara, të sasive të lëndëve ozonholluese të grumbulluara në qendrat e përpunimit;

ç) përdorimin e produkteve, që përmbajnë lëndë ozonholluese apo që janë prodhuar me to;

d) eksportimin e lëndëve ozonholluese, të grumbulluara për qëllime riciklimi ose asgjësimi, në rastet kur riciklimi apo asgjësimi nuk mundësohet brenda vendit;

dh) trajnimin dhe certifikimin e përdoruesve e të personelit të qendrave të përpunimit;

e) furnizimin e përdoruesve dhe të qendrave të përpunimit me pajisjet përkatëse, përmes Njësisë Kombëtare te Ozonit.

  1. Përdorimi i lëndëve ozonholluese bëhet vetëm nga persona, fizikë ose juridikë, të licencuar dhe të pajisur me leje mjedisore.
  1. Sasia e grumbulluar e lëndëve ozonholluese, që nuk mund të riciklohet, trajtohet sipas dispozitave të parashikuara në ligjin nr.9108, datë 17.7.2003 “Për substancat dhe preparatet kimike”.

 

KREU IV

LEJA MJEDISORE

  1. Me leje mjedisore, sipas kërkesave të këtij vendimi, pajisen personat fizikë ose juridikë, të cilët kërkojnë:

a) të importojnë lëndë ozonholluese;

b) të përdorin lëndë ozonholluese, duke përcaktuar me hollësi veprimtaritë konkrete që do të kryejnë.

  1. Leja mjedisore për importim është vjetore dhe miratohet nga Ministri i Mjedisit, pasi të jetë hartuar raporti vjetor, i parashikuar në pikën 7 të kreut V të këtij vendimi. Një kopje e lejes së miratuar i përcillet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
  1. Formulari i kërkesës dhe formati i lejes mjedisore për importim të jenë sipas Shtojcës 5, që i bashkëlidhet këtij   vendimi.
  1. Në lejen mjedisore përcaktohet sasia e lëndëve ozonholluese që do të importohet.
  1. Kur kërkesa për leje mjedisore bëhet për importim dhe për qendra përpunimi të lëndëve ozonholluese, agjencia rajonale e mjedisit, në këshillim me Njësinë Kombëtare të Ozonit, harton, me shkrim, mendimin e vet dhe praktikën ia përcjell Ministrisë së Mjedisit.
  1.  Kur kërkesa është për përdorim të lëndëve ozonholluese, leja mjedisore jepet nga vetë agjencia rajonale e mjedisit, në formën e autorizimit, pas këshillimit me Njësinë Kombëtare të Ozonit.
  1. Kërkesat për të vënë në përdorim lëndët ozonholluese ose pajisjet që përdorin këto lëndë, të depozituara në rezervën e shtetit nga organet doganore, nuk shqyrtohen dhe për to nuk jepet leje mjedisore.
  1. Kërkimi dhe miratimi i lejes mjedisore për importim apo përdorim të lëndëve ozonholluese kryhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
  1. Leja mjedisore jepet kundrejt tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Mjedisit.

 

KREU V

MONITORIMI

  1. Monitorimi i procesit të nxjerrjes nga përdorimi, deri në vitin 2010, të lëndëve ozonholluese dhe i pajisjeve që përdorin këto lëndë, është pjesë e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe synon të vlerësojë, në vazhdimësi, shkallën e zbatimit të kërkesave të protokollit të Montrealit.
  1. Në monitorim përfshihen të dhëna për:

a)   importimin dhe përdorimin e lëndëve ozonholluese;

b)   stokun e krijuar në rezervat e shtetit të pajisjeve që përdorin lëndë ozonholluese, tëndaluara nga organet doganore;

c)   stokun e krijuar në rezervat e shtetit të substancave e të lëndëve ozonholluese, të ndaluara nga organet doganore.

  1. Të dhënat për importimin dhe përdorimin e lëndëve ozonholluese dhe të pajisjeve qëpërdorin këto lëndë, sigurohen nëpërmjet regjistrave përkatës.
  1. Njësia Kombëtare e Ozonit krijon dhe mban regjistrin shtetëror të lëndëve ozonholluese. Formatimi i regjistrit dhe mënyra e komunikimit dhe e këshillimit të të dhënave të tij miratohen me udhëzim të Ministrit të Mjedisit.
  1. Regjistra mbajnë edhe:

a)   personat, fizikë ose juridikë, që importojnë, eksportoj në, përdorin ose përpunoj në lëndët ozonholluese;

b)   Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për sasitë e importuara të lëndëve ozonholluese.

  1. Të dhënat e regjistrave raportohen në Njësinë Kombëtare të Ozonit brenda datës 25 dhjetor të çdo viti. Personat e përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 5 të këtij kreu, i formatojnë raportimet sipas kërkesave me shkrim të Njësisë Kombëtare të Ozonit.
  1. Në bazë të të dhënave të regjistrave, brenda datës 30 mars të çdo viti, Njësia Kombëtaree Ozonit harton raportin vjetor, i cili përmban:

a) të dhënat për personat, fizikë ose juridikë, importues, eksportues a përdorues të lëndëve ozonholluese;

b) sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese, të përcaktuara në shtojcat 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë;

c) sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese, të përcaktuara në shtojcat 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, që janë ricikluar dhe rafinuar brenda vendit;

ç) sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese, që janë gjendje në magazina deri më këtë datë;

d) sasinë dhe llojin e lëndëve ozonholluese dhe të pajisjeve, që i përdorin këto lëndë, gjendje në rezervat e shtetit deri më datën 30 mars të bllokuara nga organet doganore;

dh) sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese, te përfshira në shtojcat 1 e 2 të këtij vendimi, që kërkohen të importohen gjatë vitit.

KREU VI

ZBATIMI

  1. Personat, fizikë ose juridikë, të pajisur me leje mjedisore sipas këtij vendimi, janë subjekt kontrolli nga Inspektorati Mjedisor.
  1. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 shtator 2005.

 

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

 

SHTOJCA 1

LISTA E SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE

SUBSTANCAT OZONHOLLUESE FORMULA KIMIKE SIMBOLI POTENCIALI OZONHOLLUES KODI NC
Aneksi A, Grupi I; Klorofluorkarbonet
Triklorofluoromentani CFCl3 CFC – 11 1.0 2903.41.00
Diklorodifluormentani CF2Cl2 CFC – 12 1.0 2903.42.00
Triklorotrifluoretani C2F3Cl3 CFC – 113 0.8 2903.43.00
Dikloropentafluoretani C2F4Cl2 CFC – 114 1.0 2903.44.10
Kloropentafluoretani C2F5Cl CFC – 115 0,6 2903.44.90
Aneksi A, Grupi II; Halonet
Klorobromdifluormetani CF2BrCl Halon-1211 3.0 2903.46.10
Bromotrifluormetani CF3Br Halon-1301 10.0 2903.46.20
Dibromtetrafluoretani C2F4Br2 Halon-2402 6.0 2903.46.90
Aneksi B, Grupi I; Klorofluorkarbonet te tjera plotësisht te halogjenuara
Klorotrifluormetani CF3Cl CFC – 13 1.0 2903.45.10
Pentaklorofluoretani C2FCl5 CFC – 111 1.0 2903.45.15
Tetraklorodifluoretani C2F2Cl4 CFC – 112 1.0 2903.45.20
Heptaklorofluorpropani C3FCl7 CFC – 211 1.0 2903.45.25
Hekzaklordifluorpropani C3F2Cl6 CFC – 212 1.0 2903.45.30
Pentaklorotrifluorpropani C3F3Cl5 CFC – 213 1.0 2903.45.35
Tetraklorotetrafluorpropani C3F4Cl4 CFC – 214 1.0 2903.45.40
Trikloropentafluorpropan C3F5Cl5 CFC – 215 1.0 2903.45.45
Diklorohekzafluoropropani C3F6Cl2 CFC – 215 1.0 2903.45.50
Kloroheptafluorpropani C3F7Cl CFC – 217 1.0 2903.45.55
Aneksi B, Grupi II; Tetrakloruri i karbonit
Tetrakloruri i karbonit CCl4 Tetrakloruri i karbonit 1.1 2903.14.00
Aneksi B, Grupi II; Trikloretani – 1,1,1
trikloretani – 1,1,1 C3H3Cl3 Trikloretani – 1,1,1(metilkloroformi) 0.1 2903.19.10
Aneksi C, Grupi I; Hidroklrofluorkarbonet e jo halogjenuara
Diklorofluormetan CHFCl 2 HCFC – 21 0.04 2903.49.10
Klorodifluormetan CHF2Cl HCFC – 22 0.055 2903.49.10
Klorofluormetan CH2FCl HCFC – 31 0.02 2903.49.10
Tetraklorofluoretani C2HFCl4 HCFC – 121 0.01 – 0.04 2903.49.10
Triklorodifluoretani C2HF2Cl3 HCFC – 122 0.02 – 0.08 2903.49.10
Diklorotrifluoretani C2HF3Cl2 HCFC – 1233) 0.02 – 0.06 2903.49.10
Klorotetrafluoretani C2HF4Cl HCFC – 1243) 0.02 – 0.04 2903.49.10
Triklorofluoretani C2H2FCl3 HCFC – 131 0.007 – 0.05 2903.49.10
Diklorodifluoretani C2H2F2Cl2 HCFC – 132 0.008 – 0.05 2903.49.10
Klorotrifluoretani C2H2F3Cl HCFC – 133 0.02 – 0.06 2903.49.10
Diklorofluoretani C2H3FCl2 HCFC – 141 0.005 – 0.07 2903.49.10
Diklorofluoretani CH3FCl2 HCFC – 141b3) 0.11 2903.49.10
Klorodifluoretan C2H3F2Cl HCFC – 142 0.008 – 0.07 2903.49.10
Klorofluoretani CH3F2Cl HCFC – 142b3) 0.065 2903.49.10
Klorofluoretan C2H4FCl HCFC – 151 0.003 – 0.005 2903.49.10
Hekzaklorofluorpropani C3HFCl6 HCFC – 221 0.015 – 0.07 2903.49.10
Pentaklorodifluorpropani C3HF2Cl5 HCFC – 222 0.010 – 0.090 2903.49.10
Tetraklorotrifluorpropani C3HF3Cl4 HCFC – 223 0.01 – 0.080 2903.49.10
Triklorotetrafluorpropani C3HF4Cl3 HCFC – 224 0.01 – 0.090 2903.49.10
Dikloropentafluorpropani C3HF5Cl2 HCFC – 225 0.02 – 0.070 2903.49.10
Dikloropentafluorpropani CF3CF2CHCl2 HCFC – 225ca3) 0.025 2903.49.10
Dikloropentafluorpropani CF2ClCF2CHClF HCFC – 225cb3) 0.033 2903.49.10
Klorohekzafluorpropani C3HF6Cl HCFC – 226 0.02 – 0.1 2903.49.10
Pentaklorofluorpropani C3H2FCl5 HCFC – 231 0.05 – 0.09 2903.49.10
Tetraklorodifluorpropani C3H2F2Cl4 HCFC – 232 0.008 – 0.10 2903.49.10
Triklortrifluorpropani C3H2F3Cl3 HCFC – 233 0.007 – 0.23 2903.49.10
Diklorotetrafluorpropani C3H2F4Cl2 HCFC – 234 0.01 – 0.28 2903.49.10
Kloropentafluorpropani C3H2F5Cl HCFC – 235 0.03 – 0.52 2903.49.10
Tetraklorofluorpropani C3H3FCl4 HCFC – 241 0.004 – 0.09 2903.49.10
Triklorodifluorpropani C3H3F2Cl3 HCFC – 242 0.005 – 0.13 2903.49.10
Diklorotrifluorpropani C3H3F3Cl2 HCFC – 243 0.007 – 0.12 2903.49.10
Klorotetrafluorpropani C3H3F4Cl HCFC – 244 0.009 – 0.14 2903.49.10
Triklorofluorpropani C3H4FCl3 HCFC – 251 0.001 – 0.01 2903.49.10
Diklorodifluorpropani C3H4F2Cl2 HCFC – 252 0.005 – 0.04 2903.49.10
Klorotrifluorpropani C3H4F3Cl HCFC – 253 0.003 – 0.03 2903.49.10
Diklorofluorpropani C3H4F2Cl2 HCFC – 261 0.002 – 0.02 2903.49.10
Klorodifluorpropani C3H4F3Cl HCFC – 262 0.002 – 0.02 2903.49.10
Klorofluorpropani C3H5FCl HCFC – 271 0.001 – 0.03 2903.49.10
Aneksi C,Grupi II; Hidrobromfluorkarbonet
Dibromfluormetan CHFBr2 1.0 2903.49.20
Bromdifluormetan CHF2Br HCFC – 22B1 0.74 2903.49.20
Bromfluormetan CH2FBr 0.73 2903.49.20
Tetrabromofluoretan C2HFBr4 0.3 – 0.8 2903.49.20
Tribromdifluoretan C2HF2Br3 0.5 – 1.8 2903.49.20
Dibromtrifluoretan C2HF3Br2 0.4 – 1.6 2903.49.20
Bromotetrafluoretan C2HF4Br 0.7 – 1.2 2903.49.20
Tribromofluoretan C2H2FBr3 0.1 – 1.1 2903.49.20
Dibromodifluoretan C2H2F2Br2 0.2 – 1.5 2903.49.20
Bromotrifluoretan C2H2F3Br 0.7 – 1.6 2903.49.20
Dibromofluoretan C3H3FBr3 0.1 – 1.7 2903.49.20
Bromodifluoretan C2H3F2Br 0.2 – 1.1 2903.49.20
Bromofluoretan C2H4FBr 0.07 – 0.1 2903.49.20
Hekzabromofluorpropan C3HFBr6 0.3 – 1.5 2903.49.20
Pentabromodifluorpropan C3HF2Br5 0.2 – 1.9 2903.49.20
Tetrabromtrifluorpropan C3HF3Br4 0.3 – 1.8 2903.49.20
Tribromotetrafluorpropan C3HF4Br3 0.5 – 2.2 2903.49.20
Dibromopentafluorpropan C3HF5Br2 0.9 – 2.0 2903.49.20
Bromohekzafluorpropan C3HF6Br 0.7 – 3.3 2903.49.20
Pentabromofluorpropan C3H2FBr5 0.1 – 1.9 2903.49.20
Bromotrifluorpropan C3H2F3Br3 0.2 – 5.6 2903.49.20
Dibromotetrafluorpropan C3H2F4Br2 0.3 – 7.5 2903.49.20
Bromopentafluorpropan C3H2F5Br 0.9 – 1.4 2903.49.20
Tetrabromofluorpropan C3H3FBr4 0.08 – 1.9 2903.49.20
Tribromodifluorpropan C3H3F2Br3 0.1 – 3.1 2903.49.20
Dibromotrifluorpropan C3H3F3Br2 0.1 – 2.5 2903.49.20
Bromotetrafluorpropan C3H3F4Br 0.3 – 4.4 2903.49.20
Tribromfluorpropan C3H4FBr3 0.03 – 0.3 2903.49.20
Dibromodifluorpropan C3H4F2Br2 0.1 – 1.0 2903.49.20
Bromotrifluorpropan C3H4F3Br 0.07 – 0.8 2903.49.20
Dibromofluorpropan C3H5FBr2 0.04 – 0.4 2903.49.20
Bromodifluorpropan C3H5F2Br 0.07 – 0.8 2903.49.20
Bromofluorpropan C3H6FBr 0.02 – 0.7 2903.49.20
Aneksi E, Grupi I;Bromuri i Metilit
Bromuri i Metilit CH3Br 0.7 2903.30.33

 

 

SHTOJCA 2:

PRODUKTET QË PËRMBAJNË SUBSTANCA OZONHOLLUESE APO QË JANË PRODHUAR ME TO

 

  1. Produktet Aerosole
  • Parfumeri, Kozmetikë ose Produktet e Tualetit
3303 00 10 – 3303 00 90 3306 10 00 – 3306 90 00
3304 30 00 3307 10 00 – 3307 30 00
3304 99 00 3307 49 00
3305 10 00 – 3305 90 90 3307 90 00

 

  • Insekticide, rodenticide, fungicide dhe herbicide
3808 10 10 – 3808 10 90 3808 40 10 – 3808 40 90
3808 20 10 – 3808 20 80 3808 90 10 – 3808 90 90
3808 30 11 – 3808 30 90

 

  • Preparate dhe ngarkesa për zjarrfikëset, ngarkesat për granatat flakëhedhëse

3813 00 00

  • Preparate antingrirje dhe fluide të përgatitur për shkrirje akulli

3820 00 00

 

  1. Fikse Zjarri

8424 10 10 – 8424 10 99

  1. Veshje Ftohëse, Panele dhe Tubacione
3917 21 10 – 3917 40 90 3925 10 00 – 3925 90 80
3920 10 21 – 3920 99 90 3926 90 10 – 926 90 99
3921 11 00 – 3921 90 90

 

SHTOJCA 3:

 

PAJISJET QË PËRDORIN LËNDËT OZONHOLLUESE

  1. Kondicionerë ajri ne automobila, kamionë e ne mjete te tjera
Krerët 8704
8705
8706
  1. Ftohës shtëpiak dhe tregtar dhe kondicionerë e pompa nxehtësie
  • Frigoriferë e ftohës, kondicionerë
8418 10 10 – 8418 29 00 8418 50 11-8418 50 99
8418 30 11 – 8418 30 99 8418 61 10-8418 61 99
8418 40 10 – 8418 40 99
  • Tharës
8415 10 00 – 8415 81 90 8479 89 10
8479 60 00 8479 89 98
  • Ftohës uji dhe njësi lëngëzimi gazesh
8419 60 00
8419 89 98
  • Kondicionerë dhe Pompa nxehtësie

 8415 99 10 – 8418 99 90

 

SHTOJCA 4:

KUOTAT VJETORE TE IMPORTIMIT TË SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE DERI NË VITIN 2010.

Viti 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Konsumi i ODP, ton 68 61.2 33.2 15.2 6.2 2.2 2.20 0
Sasia e pakësuar e konsumit vjetor, ODP ton 0 6,8 28 9 4 2,2 0 0