Mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Ruajtjes të Shtresës së Ozonit. 16 Shtator 2015
“Jo shumë kohë më parë, njerëzimi qëndroi në prag të një katastrofe të vetë shkaktuar. Përdorimi jonë i substancave ozon hollouese të tilla si klorofluorokarbonet (CFC-të) kishte shkatërruar një vrime në shtresën e ozonit që na mbronte ne nga rrezatimi i dëmshëm ultraviolet i diellit.
Por ne e trajtuam këtë sfidë. Tridhjete vjet më parë , komuniteti ndërkombëtar nënshkroi Konventën e Vienës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Nën Protokollin e tij të Montrealit, bota u bashkua për të pakësuar prodhimin dhe konsumimin e CFC-ve dhe substancave të tjera ozon holluese.
Sëbashku në kemi patur sukses në vendosjen e shtresës stratosferike të ozonit në rrugën e rekuperimit nga mesi i këtij shekulli. Si rezultat, deri në 2 milion raste të kancerit të lëkurës mund të parandalohen çdo vit, sëbashku me akoma më shumë raste të evituara të kataraktit të syrit.
Teksa shikojmë përpara për miratimin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe përpjekjet e qeverive gjatë këtij viti në Paris, për të krijuar një rrugë të re kolektive përpara për ndryshimin e klimës, suksesi i Protokollit të Montrealit duhet të na frymëzojë neve. Ai tregon që ne jemi të aftë kur kombet veprojnë sëbashku në një sfidë globale.
Por puna e Protokollit të Montrealit nuk ka përfunduar akoma. Hidrofluorokarbonet (HFC-të) janë përdorur si zëvendësues për shumë substanca ozon holluese. Ndërsa ato nuk hollojnë shtresën e ozonit, ato janë gaze serë jashtëzakonisht të fuqishme dhe do të kontribuojnë, në një pjesë të madhe të ngrohjes të planetit tonë, tashmë të mbi ngrohur, në dekadat e ardhshme nëse nuk veprojmë tani.
Shume vende janë duke marrë në konsideratë përdorimin e regjimit të Protokollit të Montrealit për të eliminuar HFC-të. Një angazhim politik për të menaxhuar HFC-të, nën Protokollin e Montrealit, mund të jetë një ndër fitoret më të mëdha të ndryshimit të klimës në rrugën drejt konferencës së Parisit për klimën. Do të jetë gjithashtu një tjetër fitore e fortë për përpjekjet shumëpalëshe për të mbrojtur mjedisin tonë. Në këtë ditë ndërkombëtare, le të sigurojmë që ne mbrojmë klimën tonë në të njëjtën mënyrë që kemi ruajtur shtresën e ozonit.”
- Ban Ki-moon