Takimi i parë i grupeve të interesit të “Albania KIP Preparation” u zhvillua më 15 nëntor 2022, në Tiranë. Në takim morën pjesë Z. Halvart Koeppen, Koordinator i Rrjetit të Protokollit të Montrealit për Evropën dhe Azinë Qendrore, OzonAction, dhe Z. Fukuya Iino, Departamenti i Protokollit të Montrealit, UNIDO. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Kolegjit Profesional të Tiranës, Universitetit “Barleti”, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Shoqatave të Sektorit të Ftohjes dhe Kondicionimit, Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve, biznese private, konsulentë kombëtarë etj.
Në këtë takim u diskutua për komponentët dhe aktivitetet e “Albania KIP Preparation”, si dhe legjislacionin për gazet serrë të fluorizuar, rëndësia e mbledhjes së të dhënave të sakta të HFC, standardet e sigurisë dhe efiçenca e energjisë në kuadër të Amendamentit Kigali.