Në kuadër të procesit të Ratifikimit të Amendamentit të Kigali, Znj. Sophia Mylona, Përfaqësuese e Lartë e Sekretariatit të Ozonit, zhvilloi një vizitë pune dy ditore në Tiranë, në datat 17 – 18 Maj 2018. Fokusi i kësaj vizite ishte rëndësia e Amendamentit të Kigalit për të gjitha vëndet e globit si dhe procesi i ratifikimit në Shqipëri dhe hapat e nevojshmëm për implementimin e tij. Gjatë vizitës së saj, Znj. Mylona realizoi takime dhe akivitete të rëndesishme me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi në takimin me znj.Mylona theksoi se Shqipëria mbështet Amendamentin e Kigalit si dhe u angazhua për realizimin e procesit të ratifikimit brënda një kohe sa me të shkurtër. Gjithashtu, në takimin e Z. Mima, zv.Kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Tregëtinë dhe Mjedisin me Znj. Mylona, u theksua rëndësia e Amendamentit të Kigalit si dhe mbështetja e Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e tij në vëndin tonë.
Takimi me grupet e interesit u konsiderua një aktivitet shumë i rëndësishem nga të gjithë pjësmarrësit. Prezantimi i detajuar dhe informativ i Znj. Sophia Mylona “ Amendamenti i Kigalit” u shoqërua me diskutime dhe shkëmbim informacionesh ndërmjet të pranishmëve në aktivitet.