Shqipëria ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit. Sipas këtij Protokolli, synohet reduktimi i përdorimit të hidrofluorokarboneve (HFCs), gaze të fuqishme me efekt serrë, të cilat përdoren kryesisht në pajisjet ftohëse, sistemet e kondicionimit dhe të ngrohjes, substanca të cilat janë mijëra herë më të dëmshme ndaj klimës krahasuar me dioksidin e karbonit (CO2).
Amendamenti i Kigalit i cili hyri në fuqi në Janar 2019, sjell disa ndryshime në Protokollin e Montrealit për Substancat që Shkatërrojnë Shtresën e Ozonit, duke përfshirë në të hidrofluorokarbonet (HFCs), të cilat nuk e dëmtojnë shtresën e ozonit, por në të njëjtën kohë kanë ndikim shumë të lartë kundrejt ngrohjes globale.
Amendamenti i Kigalit konsiderohet si një mënyrë e re e përballjes me problemet mjedisore globale dhe ratifikimi nga ana e Shqipërisë i Amendamentit të Kigalit, është tregues i angazhimit të vëndit tonë në adresimin e problemeve, së pari duke ndërmarrë masa parandaluese dhe së dyti duke nxitur përdorimit të alternativave miqësore me klimën. Duke ulur përdorimin e hidrofluorokarboneve, Amendamenti i Kigalit synon të mënjanojë rritjen e temperaturave atmosferike globale me 0.50 C deri në fund të këtij shekulli.
Amendamenti i Kigalit,është në të njëjtën linjë me strategjitë kombëtare shqiptare, të cilat synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe masat zbutëse ndaj ndryshimeve klimatike.
Një rol të rëndësishëm në procesin e Ratifikimit të Amendamentit të Kigalit ka pasur edhe angazhimi i drejtëpërdrejtë nga ana e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi,