Tashmë është kthyer në traditë organizimi i  veprimtarive të larmishme me rastin e 16 Shtatorit. Kjo veprimtari u zhvillua në tre drejtime kryesore:

Konkurs njohurish me tematikë: “Mbrojtja e Shtresës së Ozonit”. Në këtë konkurs morrën pjesë nxënës të klasave të 8-ta të cilët u ndanë  në dy skuadra të emërtuara në UV and O3. Pyetjet e drejtuara nga mësuesja Marta Skënderaj dhe përgjigjet e nxënësve bënë prezent punën e bërë nga mësuesit dhe nxënësit për paisjen e tyre me njohuri të thella mbi këtë tematikë. Përgjigjet e nxënësve u gjykuan nga një juri e përberë nga përfaqësues të stafit pedagogjik, përfaqësues të NOU si dhe specialiste në sektorin e ftohësve.

Në përfundim të konkursit nxënësve iu shpërndanë certifikata për pjesëmarrjen në këtë konkurs si dhe dhurata simbolike.

Konkurs dhe ekspozite pikture. Në një nga ambientet e këtij kolegji u organizua ekspozita e drejtuar nga mësuesja e talentuar e arteve figurative Znj, Afërdita Riveni e cila punoi me nxënësit për një kohë të gjatë për realizimin e kësaj ekspozite me punime të nxënësve në pikturë. Kjo ekspozitë ishte në vijim të asaj që u hap një vit më parë ku edhe një herë spikati numri i madh i punimeve nga nxënës të klasave të  6-ta deri  të  9- ta.

Në pikturat e nxënësve spikati dashuria për një jetë më të shëndetshme, dëshira e tyre për t`a mbrojtur atë si dhe mesazhi për një përpjekje të përbashkët në këtë drejtim.

Për të vlerësuar punimet e nxënësve u ngrit një komision vlerësimi të cilët me shumë vështirësi shpallen fituesit.

“Të festojme së bashku Ditën e Ozonit 2016”,  ishte veprimtaria që pasoi e cila mblodhi në  sallën e koncerteve një  numër  të madh nxënësish. Drejtues të shkollës përshëndetën përpjekjet e nxënësve për arritjet e tyre dhe synimet në të ardhmen. Po kështu,  përfaqësues të NOU vlerësuan përpjekjet e deritanishme të nxënësve të kësaj shkolle si dhe u angazhuan për bashkëpunim të mëtejshëm. Korrit të shkollës iu bashkuan dhe nxënësit e pranishëm në sallë duke kënduar njëzëri këngën Ndërkombëtare të Ozonit. Kjo veprimtari u pasqyrua edhe në edicionin kryesor të lajmeve në RTSH.