Në datën 18 shtator 2023, u organizua një ndeshje basketbolli, në të cilën morën pjesë lojtarë të Klubit të Basketbollit “Protalents” në Tiranë. Ky aktivitet filloi informimin e djemve për Ditën Botërore të Ozonit 2021, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Hollojnë Shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit. Të gjithë lojtarët e basketbollit u inkurajuan t’ua shpërndajnë këtë informacion miqve dhe familjeve të tyre në mënyrë që të luftojnë për një jetë më të shëndetshme në të ardhmen.