Në datën 15 shtator 2023, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit zhvilluan fushatën sensibilizuese “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, 16 Shtator 2023. Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte ndërgjegjësimi i nxënësve për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe faktorët që e dëmtojnë këtë shtresë. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me shkollën e mesme “Karl Gega” në Tiranë nën kujdesin e veçantë të nëndrejtorit z. Ervin Kola. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 35 nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë fjalës së hapjes, përfaqësuesi i Nj.K.O. shpalosi një pasqyrë të përgjithshme të rolit, qëllimeve dhe funksionit të këtij institucioni dhe aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Ozonit 2023. Programi përfshinte:

• Një informacion për Ditën Botërore të Ozonit 2023, “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Dëmtojnë Shtresën e Ozonit dhe rëndësia e mbrojtjes së kësaj shtrese;

• Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “ËOD2023 Animations”, “The Hole – A film on the Montreal Protocol” dhe “Inger Andersen message”.