Në datën 15 shtator 2023, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit zhvilluan fushatën sensibilizuese “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, 16 Shtator 2023. Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte të ndërgjegjësojë nxenësit për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe faktorët që e dëmtojnë këtë shtresë. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me shkollën e mesme “Ali Myftiu” Elbasan nën kujdesin e veçantë të nëndrejtorit z.Armand Leksi. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë fjalës së hapjes, përfaqësuesi i NOU shpalosi një pasqyrë të përgjithshme të rolit, qëllimeve dhe funksionit të këtij institucioni dhe aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Ozonit 2023. Programi përfshinte:

• Një informacion për Ditën Botërore të Ozonit 2023, “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që dëmtojnë shtresën e ozonit dhe rëndësia e mbrojtjes së shtresës së ozonit;

• Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “ËOD2023 Animations”, “The Hole – A film on the Montreal Protocol” dhe “Inger Andersen message”.