Në celebrim të Ditës Botërore të Ozonit, në datë 19 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi një leksion të hapur në Shkollën e Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, në Tiranë, në  të cilin morën pjesë nxënës të klasës së 9-të.

Për këtë aktivitet ishte përgatitur një set informativ me videoprezantime si dhe materiale didaktike dhe informuese,  për Protokollin e Montrealit, Konventën e Vjenës, Amendamentin e Kigali dhe kontributet e tij në lidhje uljen e prodhimit dhe konsumit të  gazrave të serrës, dhe rrjedhimisht në ngrohjes globale. Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u përfshinë aktivisht në këtë leksion, duke parashtruar  pyetje, shqetësimeve,  dhe mendime, në lidhje me ndryshimet  klimaterike dhe rolin e shtresës së ozonit dhe procesin e rikuperimit të saj.

Zëvendës Drejtoresha e Shkollës së Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, znj. Elvjona Dimroci theksoi rëndësine e këtyre  trajnimeve dhe seancave informuese, të cilat duhet të zhvillohen edhe në të ardhmen, nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me Njësinë Kombëtare të Ozonit.