Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit organizuan, më 21 Shtator, një aktivitet dedikuar pastrimit, të zonave të ndryshme të Parkut Kombëtar të Pezës. Kjo iniciativë kombinoi pastrimin, heqjen, dhe ngritjen e mbeturinave, në zonat më të populluara të Parkut.
Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit, në bashkëpunim me aktivistë dhe të rinj, shpërndanë për kalimtarët dhe vizitorët e parkut, fletëpalosje të përgatitura nga NjKO, me informacione të hollësishme për Ditën Botërore të Ozonit, Protokollin e Montrealit për Substancat që Dëmtojnë Shtresën e Ozonit, shkaqet kryesore të hollimit të shtresës së Ozonit dhe rëndësia e mbrojtjes së saj. Për të potenciuar efikasistetin ndërgjegjësues të këtij aktiviteti, Posteri i Ditës së Ozonit 2019, u shpalos në pikat kryesore të Parkut.