AKTIVITETET ME RASTIN E DITES BOTERORE TE OZONIT – 16 SHTATOR 2022

Në shtator 2022, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit  organizuan disa aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Ozonit, 16 Shtator 2022 nen moton “Protokolli i Montrealit@35: Bashkëpunimi global për mbrojtjen e jetës në tokë”. Konkretisht u organizuan:

– Fushate sensibilizuese, Ekspozite pikturash dhe koncert instrumental me nxenesit e shkolles “Deshmoret e Lirise” ne Tirane;

– Fushate sensibilizuese dhe lojera e argetime te ndryshme me femijet dhe frekuentuesit e “Qendres Komunitare Multidisiplinare;

– Takim me tekniket e sektorit te ftohjes dhe ajrit te kondicionuar.