Në 16 Shtator 2021, një koncert i shkurtër i muzikës klasike u zhvillua në ambientet e “Europa House – Delegacioni i BE-së në Tiranë”. Ky koncert u organizua nga Njësia Kombëtare e Ozonit (NOU), “ABC TIRANA CLUB” dhe nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë. Dy interpretuesit, znj. Debora Rajta dhe z. Konstandin Misha, nxënës të shkollës “Dëshmorët e Lirisë” interpretuan pjesë të zgjedhura për këtë ditë të vecantë. Për të përfshirë të rinjtë aktivisht ne aktivitet dhe jo vetëm në performancën muzikore, përfaqësuesit e NOU përgatitën një material të shkruar në lidhje me Konventën e Vienes dhe Protokollin e Montrealit, si dhe rëndësinë historike të Ditës Botërore të Ozonit.