Më 17 shtator 2021, leksioni i hapur “Protokolli i Montrealit: Duke na mbajtur ne, ushqimin dhe vaksinat tona të freskëta” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit u mbajt në Qendrën Multifunksionale “New Generation” në Tiranë. Nisur nga mugesa e punësimit të vajzave dhe grave në sektorin e ftohjes, Njësia Kombëtare e Ozonit vendosi që një nga aktivitetet kushtuar Ditës Botërore të Ozonit të përqëndrohet në pjesëmarrjen e grave. Ky aktivitet u organizua në bashkepunim me Qendrën Multifunksionale “New Generation”, një Kolegj Profesional privat i cili po mbështet gratë me mundësi trajnimi dhe punësimi. Programi i këtij aktiviteti përfshinte:
- Informacion mbi Ditën Botërore të Ozonit 2021 “Protokolli i Montrealit: Duke na mbajtur të freskët ushqimin dhe vaksinat tona” dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit;
- Prezantim i temës dhe posterit për Ditën Botërore të Ozonit 2021. Përfaqësuesit e NOU prezantuan materialin: “Rëndësia e mbrojtjes së Shtresës së Ozonit për përfitimet e shëndetit të njeriut dhe ndryshimit të klimës”.
- U shfaqën video në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “IT’S THE KEY FOR OUR SURVIVAL, Dita Botërore e Ozonit 2021” – “Protokolli i Montrealit: Mban të ftohtë, ushqimet dhe vaksinat tona” dhe “Mesazhet e Drejtorit Ekzekutiv të UNEP për Ditën Botërore të Ozonit 2021”.
Në fund të këtij aktiviteti, informacione të përgatitura nga NOU iu shpërndanë pjesëmarrësve.