Në 16 shtator 2022, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit dhe “ABC TIRANA CLUB” zhvilluan fushatën sensibilizuese “Protokolli i Montrealit@35: Bashkëpunimi global për mbrojtjen e jetës në tokë” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2022. Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte informimi i fëmijëve lidhur me mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe faktorët që e dëmtojnë këtë shtresë. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë. Gjatë fjalës së hapjes përfaqësuesi i NOU dha një informacion të përgjithshëm të rolit, qëllimeve, funksionit të këtij institucioni dhe aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Ozonit 2022. Programi përfshinte:

 

  • Informacionin për Ditën Botërore të Ozonit 2022, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Hollojnë shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj. Përfaqësuesi i NOU prezantoi një material mbi “Rëndësinë e
    mbrojtjes së shtresës së ozonit dhe ndryshimeve klimatike për mbrojtjen e shëndetit të njeriut “;
  • Informacionin për Ditën Botërore të Ozonit dhe prezantimin e temës dhe posterit për Ditën Botërore të Ozonit 2022 “Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”:
  • Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “Dita Botërore e Ozonit 2022 Montreal Protocol@35″, “Vrima – Një film mbi Protokollin e Montrealit” dhe “Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të UNEP për Ditën Botërore të
    Ozonit 2022″.