Në 16 shtator 2022, në Institutin “Harry Fultz” në Tiranë u mbajt një leksion i hapur me temë “Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit. Ky aktivitet u organizua së bashku me Institutin “Harry Fultz”, një Kolegj Profesional privat i cili po mbështet teknikët me mundësi trajnimi dhe punësimi. Programi i këtij aktiviteti përfshinte:

 

  • Informacionin për Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Hollojnë shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit. Përfaqësuesi i NOU prezantoi një material mbi “Rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit për përfitimet e shëndetit të njeriut dhe ndryshimeve klimatike”;
  • Informacionin për Ditën Botërore të Ozonit dhe prezantimin e temës dhe posterit për Ditën Botërore të Ozonit 2022 “Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”:
  • Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “Dita Botërore e Ozonit 2022, Protokolli i Montrealit@35: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”, “Vrima – Një film mbi Protokollin e Montrealit” dhe “Mesazhi i
    Drejtorit Ekzekutiv të UNEP për Ditën Botërore të Ozonit 2022”.

Në fund, pjesëmarrësve ju shpërndanë postera, informacione, fletëpalosje, broshura dhe burime multimediale edukative, si dhe bluza, stilolapsa dhe bllok shënimesh të printuara me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2022.