Në kuadër të Planit të Menaxhimit për Eliminimin e HCFC-së, komponenti i tretë, Njësia Kombëtare e Ozonit, në bashkëpunim me konsulentë kombëtarë si dhe Shkollën e mesme Profesionale Kamëz, organizoi trajnimin me temë “Alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale”.
Hartimi dhe implementimi i Programit të trajnimit kishte si fokus primar rritjen e kapaciteve nëpërmjet instrumentave dhe njohurive teorike si dhe përfshirjen aktive e direkte të pjesëmarrëve nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve praktike.
Përgjatë pjesës së parë të Trajnimit u adresuan dhe u përmbushëm tërërisht objektivat mësimor sipas renditjes së mëposhtme:
- Përmirësimi i njohurive për Mbrojtjen e shtresës së ozonit, Konventa e Vjenës, Protokolli i Montrealit dhe Amendamentet përkatesë
- Reduktimi i konsumit të HCFC në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar
- Shtimi i përdorimit dhe implementimit të praktikave të mira në sektorin e shërbimit të ftohjes
- Rikuperimi apo Riciklimi i lëndëve ftohesë në përputhje me modelet, standartet dhe procedurat e Bashkimit Europian.
- Minimizimi i ndikimit të lëndëve ftohëse në mjedis dhe veçanërisht në ndryshimet klimatike.
- Amendamenti i Kigalit. Parashtrimin i ndryshimeve dhe risive të parashikuara nga ky akt.
- Ndikimet e mundshme në zgjedhjen e alternativave ftohëse si rrjedhojë e zbatimin të Amendamentit të Kigalit
- Përdorimi i ftohësve dhe alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale
- Parashikimet e përcaktuara në Amendamentin e Kigalit për HFC-të dhe eficenca energjitike
- Rëndësia e vlerësimit të eficencës energjitike në përzgjidhjen e alternativave për lëndët ftohëse
- Përdorimin e lëndëve ftohëse në Shqipëri dhe në botë, paraqitje e evoluimeve dhe ndryshimeve përkatëse
- Cfarë janë HFC-të, cilat janë cilësitë e karakteristikat e tyre kryesore etj
- HFC-të dhe ftohësit me potencial ozonhollues = 0 dhe potencial të lartë në grohjen globale
- Përdorimi i HFC-ve dhe HFO-ve në industrinë e makinave
Pjesa e dytë e trajnimit u zhvillua me ushtrime praktike gjatë së cilave, pjesmarrësit realizuan praktikën nëpërmjet përdorimit të të gjitha pajisjeve të nevojshme dhe të domosdoshme në përdorim nga teknikët e sektorit të ftohjes.
Në këtë trajnim morën pjesë 30 pjesëmarrës, organizimi i të cilit u mundësua në bashkëpunim me drejtorin e shkollës së mesme profesionale Kamez, z. Evis Martini si dhe pjesëmarrjen aktive të mësuesve të kësaj shkolle, z.Eduart Neziri si dhe, z. Agron Shatri
Organizimi i këtij aktiviteti u përgëzua nga të pranishmit, mësues dhe nxënës, duke e vlerësuar rolin e tij si shumë thelbësor në procesin mësimor si dhe rritjen e kapaciteve.