Në kuadër të Planit të Menaxhimit për Eliminimin e HCFC-së, komponenti i tretë, Njësia Kombëtare e Ozonit, në bashkëpunim me konsulentë kombëtarë si dhe Shkollën e mesme Profesionale “Petro Sota” në Fier, organizoi trajnimin me temë “Alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale”.

Hartimi dhe implementimi i Programit të  trajnimit kishte si fokus primar  rritjen e  kapaciteve nëpërmjet instrumentave dhe njohurive teorike si dhe përfshirjen aktive e direkte të pjesëmarrëve nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve praktike.

Përgjatë pjesës së parë të Trajnimit u adresuan dhe u përmbushëm tërërisht objektivat mësimor sipas renditjes së mëposhtme:

  • Përmirësimi i njohurive për Mbrojtjen e shtresës së ozonit, Konventa e Vjenës, Protokolli i Montrealit dhe Amendamentet përkatesë
  • Reduktimi i konsumit të HCFC në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar
  • Shtimi i përdorimit dhe implementimit të praktikave të mira në sektorin e shërbimit të ftohjes
  • Rikuperimi apo Riciklimi i lëndëve ftohesë në përputhje me modelet, standartet dhe procedurat e Bashkimit Europian.
  • Minimizimi i ndikimit të lëndëve ftohëse në mjedis dhe veçanërisht në ndryshimet klimatike.
  • Amendamenti i Kigalit. Parashtrimin i ndryshimeve dhe risive të parashikuara nga ky akt.
  • Ndikimet e mundshme në zgjedhjen e alternativave ftohëse si rrjedhojë e zbatimin të Amendamentit të Kigalit
  • Përdorimi i ftohësve dhe alternativat për zëvëndësimin e HCFC-ve dhe HFC-ve me potencial të lartë në grohjen globale
  • Parashikimet e përcaktuara në Amendamentin e Kigalit për HFC-të dhe eficenca energjitike
  • Rëndësia e vlerësimit të eficencës energjitike në përzgjidhjen e alternativave për lëndët ftohëse
  • Përdorimin e lëndëve ftohëse në Shqipëri dhe në botë, paraqitje e evoluimeve dhe ndryshimeve përkatëse
  • Cfarë janë HFC-të, cilat janë cilësitë e karakteristikat e tyre kryesore etj
  • HFC-të dhe ftohësit me potencial ozonhollues = 0 dhe potencial të lartë në grohjen globale
  • Përdorimi i HFC-ve dhe HFO-ve në industrinë e makinave

 

Pjesa e dytë e trajnimit u zhvillua me ushtrime praktike gjatë së cilave, pjesmarrësit realizuan praktikën nëpërmjet përdorimit të të gjitha pajisjeve të nevojshme dhe të domosdoshme në përdorim nga  teknikët e sektorit të ftohjes.

Në këtë trajnim morën pjesë 30 pjesëmarrës, organizimi i të cilit u mundësua  në bashkëpunim me drejtorin e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” Fier, znj. Arta Leka si dhe pjesëmarrjen aktive të mësuesve të kësaj shkolle, znj Marida Shahu, znj. Denisa Mbyeti, z. Altin Prifti, z.Altin Seraj, z. Ilirjan Hajdari, si dhe z. Ilir Gjini

 

Organizimi i këtij aktiviteti u përgëzua nga të pranishmit, mësues dhe nxënës, duke e vlerësuar  rolin e tij si shumë thelbësor  në procesin mësimor si dhe rritjen e kapaciteve.