Njësia Kombëtare e Ozonit në bashkëpunim me Shkollën profesionale Havzi Nela, organizoi në datë 19 prill 2018, në Kukës trajnimin me temë “Alternativat për zëvëndësimin e HFCF-ve në sektorin e Ftohjes”.
Në pjesën e parë të aktivitetit, pjesëmarrësit morën njohuri teorike në lidhje me shtresën e ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj, Konventën e Vienes dhe Protokollin e Montrealit mbi substancat që dëmtojne shtresën e ozonit, alternativat për zëvëndësimin e HFCF-ve në sektorin e ftohjes si dhe praktikat më të mira në këtë sektor.
Në pjesën e dytë të aktivitetit, pjesmarrësit realizuan praktikën duke përdorur të gjitha pajisjet e nevojshme dhe të domosdoshme në përdorim nga teknikët në sektorin e ftohjes.