Në pjesën e dytë u organizua ekspozita e pikturës me punime të nxënësve të ciklit të lartë 9- vjevar të kolegjit. Kjo ekspozitë u realizua nën kujdesin e mësueses së përkushtuar të Artit Figurativ, Znj. Afërdta Riveni. Ajo që spikati në punimet e paraqitura në ekspozitë ishte thirrja që nxënësit i drejtonin prindërve dhe mësuesve : “Mbroni Ozonin, Siguroni të ardhmen tonë “. Komisioni vlerësues i punimeve i përbërë nga mësuesja e lëndës së artit figurative Znj. Afërdita Riveni , Mësuesja Znj. Marta Skënderi si dhe përfaqesuese e NOU Znj. Silvana Delia, përzgjodhën tre punimet më të mira :
Vendi i parë : Ergi Coku , Vendi i dytë Mona Dulaj dhe vendi tretë : Bora Celaj . Në vijim u zhvillua një ceremoni e dhënies së cmimeve për punimet më të mira të konkursit. 30 nxënësve iu dhanë cmime inkurajuese. Të gjithë fituesve iu dhuruan libra enciklobedi dhe certifikata.
Në përfundim të aktiviteteve Z. Selman Fettahoglu , drejtor i kolegjit theksoi që me atë të aktiviteteve të organizuara nga kolegji në bashkëpunim me NOU, përvec informacionit që nxënësit përfituan mbi : “Shtresën e Ozonit, Konventën e Vienës dhe Protokollin e Montrealit”, krijuan dhe një atmosherë frymëzimi tek nxënësit të cilët u ndjenë tëlumtur duke u bërë pjesë e përpjekjes mbarë botërore për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Vlen të thekohet që nxëneëve iu shpërndanë informacione dhe fletëpalosje lidhur me “Shtresën e Ozonit, Protokollin e Montrealit dhe Konventën e Vienës”.