Në celebrim të Ditës Botërore të Ozonit, në datë 19 shtator, Njësia Kombëtare e Ozonit, organizoi një leksion të hapur në Shkollën e Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, në Tiranë, në të cilin morën pjesë nxënës të klasës së 9-të.
Për këtë aktivitet ishte përgatitur një set informativ me videoprezantime si dhe materiale didaktike dhe informuese, për Protokollin e Montrealit, Konventën e Vjenës, Amendamentin e Kigali dhe kontributet e tij në lidhje uljen e prodhimit dhe konsumit të gazrave të serrës, dhe rrjedhimisht në ngrohjes globale. Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u përfshinë aktivisht në këtë leksion, duke parashtruar pyetje, shqetësimeve, dhe mendime, në lidhje me ndryshimet klimaterike dhe rolin e shtresës së ozonit dhe procesin e rikuperimit të saj.
Zëvendës Drejtoresha e Shkollës së Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, znj. Elvjona Dimroci theksoi rëndësine e këtyre trajnimeve dhe seancave informuese, të cilat duhet të zhvillohen edhe në të ardhmen, nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me Njësinë Kombëtare të Ozonit.