Më datë 12 Shtator 2015, në qytetin e Vlorës u organizua ndeshja e volejbollit midis dy ekipeve të femrave  të qytetit të Vlorës dhe Fierit.

Kjo ndeshje u organizua për nder të : “Ditës Ndërkombëtare të Ozonit  dhe 30-Vjetorit të Konventës së Vienës”.  Atmosfera e krijuar gjatë ndeshjes  ishte impresionuese pasi dëshira për të fituar kupën “ OZON”  motivohej nga rëndësia që ka mbrojtja e  shtresës së Ozonit për jetën e tyre .

Ekipi fitues u shpall ekipi i Volejbollit , femra të Fierit, i drejtuar nga trainer  Todi Gjini. Ky ishte një aktivitet jo vetëm me një karakter informativ, ku prioritet nuk ishte vetëm cilësia sportive  por dhe dashuria për një jetë të  shëndetshme.