Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Institutin Ndërkombëtar të Ftohjes (IIF-IIR), Shoqatën Evropiane të Kondicionimit dhe Ftohjes (AREA).
Punimet e kësaj konference u ndoqën edhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Industrisë (UNIDO), Shoqata Amerikane e Ngrohjes, Ftohjes, Ajrit të Kondicionuar dhe Inxhinierisë (ASHRAE), Partneritetit Evropian për Energji dhe Mjedis (EPEE), Shoqatave për Ftohësit dhe Ajrin e Kondicionuar (JSRAE), Shoqata Kineze e Ftohjes (CAR), Shoqata Evropiane e Pompave të Ngrohjes (EHPA), Shoqata Evropiane e Ftohjes (ASERCOM) .
Disa nga temat kryesore në të cilat u përqëndruan punimet e kësaj konference ishin : Ftohësit e rinj dhe perspektivat e ardhshme në lidhje me zbatimin e Direktivës se BE 517/2014, Direktiva për gazet serrë, eficenca energjitike, ndryshimet klimaterike dhe shtresa e ozonit, Reduktimi i gazeve HCFC, komponentëve dhe pajisjeve të reja në lidhje me ftohësit e rinj ,eficenca e energjisë dhe çështjet mjedisore, rezultatet dhe përditësimet në sistemet e reja, reduktimi i gazeve serre në nivel evropian dhe ndërkombëtar, Certifikimi dhe licencat për F-gazet, Roli i shoqatave dhe grupeve të interesit në këtë sektor, Gazet serre në kontekstin e zhvillimeve teknologjike, Sigurimi i një transporti të sigurt frigoriferik, Teknologjitë e reja në kontrollin e zinxhirëve ftohtës, ruajtja dhe transportimi i ushqimit, Efikasiteti dhe ftohja e rinovueshme.
Ky aktivitet krijoi mundësinë për diskutime të frytshme dhe shkëmbime të vlefshme perspektivash, për një gamë të gjerë çështjesh dhe sfidash që lidhen me sistemet e ftohjes dhe alternativat e tyre.