Më 17 shtator 2016 përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit organizuan një piknik në Parkun e Pezës, me nxënës të shkollave 9 vjeçare nga Tirana, Ndroqi dhe Peza, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e NOU organizuan pjesëmarrjen aktive të nxënësve në aktivitete të ndryshme gjatë piknikut si dhe shpjeguan rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Ozonit.
Gjithashtu nëpërmjet materialeve të ndryshme u shpërnda mesazhi i kësaj dite “Ozon dhe klima: Sëbashku nga një botë e bashkuar” si dhe “Të punojmë drejt reduktimit të HFC-ve dhe ngrohjes globale sipas Protokollit të Montrealit”. Gjatë kësaj veprimtarie u zhvilluan lojëra të ndryshme zbavitëse dhe konkurruese si: lojëra të njohura lokomotivale, lojëra sportive, lojëra të volejbollit, kanoe, xhirime etj.dhe së fundi biçikletat ekologjike, të pajisura me postera të Ditës së Ozonit,të cilat u shtuan në peisazhin piktoresk të këtij parku.