Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit, zhvilluan, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për “Mbrojtjen e shtesës së ozonit”, një aktivitet shumë interesant dhe argëtues në Kopshtin “Xhorxhina”, nëTiranë
Për ta bërë atë më të kuptueshëm dhe të përshtatshëm për këtë grupmoshë, aktiviteti, i ndarë në dy pjesë, u organizua nën moton: “Ruaje Shtresën e Ozonit, mbron Tokën”.
Në pjesën e parë të aktivitetit, fëmijëve iu kërkua të ngjyrosnin në një format të gatshëm, të përgatitur nga përfaqësuesit e NjKO, ku ilustrohej toka, pemë dhe dielli, duke stimuluar në këtë mënyrë krijimtarinë, ndërgjegjësimin dhe njohjen e ngjyrave nga ana e fëmijëvë, si elementë kryesorë dhe thelbësorë për të përmbushur qëllimin e veprimtarisë.
Në pjesën e dytë të aktivitetit u shfaqën video për fëmijë si “Ozzy Ozone” si dhe këngë në gjuhën shqipe për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës.
Përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare, në bashkëpunim me mësueset e kopshtit, Znj. Aferdita Nuholli dhe Znj. Daniela Balla ju shpjeguan fëmijëve se cfarë është shtresa e ozonit dhe pse duhet të mbrohet.
Znj. Klodi Hysenllari, Drejtoreshë ë Kopshtit “Xhorxhina”, nënvizoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve, të cilat realizohen me një qasje shumë produktive, duke ndërthurur aktivitetet didaktike me materiale argëtuese si muzikë dhe filma