TIRANA-MEETING-ON-IMPLEMENTATION-OF-HCFC-PHASE-OUT-MANAGEMENT-PLANS-AND-HFC-PHASE-DOWN-INITIATIVES-UNDER-THE-KIGALI-AMENDMENT

10 tetor 2017, në Tiranë – Zyrtarët Kombëtar të Ozonit dhe pikat fokale nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia FYR, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, partnerë dypalësh nga Kroacia dhe Rumania, përfaqësues të UN Environment dhe UNIDO dhe ekspertë të teknologjisë nga Centro Studi Galileo Daikin morrën  pjesë në takimin tematik të Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) për planet e menaxhimit të  HCFC dhe iniciativave për eliminimin e HFC-ve nga 10 deri më 12 tetor 2017. Takimi u prit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe u organizua nga UNEP në bashkëpunim me UNDP në Tiranë. Këtë ngjarje e mbështeti Fondi Multilateral për Zbatimin e Protokollit të Montrealit.

Takimi u zhvillua në kontekst të zbatimit të Protokollit të Montrealit për Substancat që shkatërrojnë shtresën e ozonit, duke përfshirë Marrëveshjen e saj të Kigalit, e cila u miratua gjatë Mbledhjes së 28-të të Palëve në Ruandë më 15 tetor 2016.

Marrëveshja synon të frenojë hidrofluorokarbonet e larta të ngrohjes globale (HFCs), duke transformuar Protokollin e Montrealit në një traktat të fuqishëm për mbrojtjen e klimës. Pritet të kontribuojë ndjeshëm në objektivat e Marrëveshjes së Parisit, p.sh. duke kufizuar ngrohjen globale në 2 gradë deri në 2100 .. Z. Pellumb Abeshi, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Mjedisore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Z. Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së hapën takimin dhe përshëndetën pjesëmarrësit. Z. Abeshi rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbrojtur mjedisin dhe për të zbatuar dispozitat e Protokollit të Montrealit. Z. Williams theksoi rëndësinë e takimeve të tilla rajonale jo vetëm për të trajtuar çështjet teknike dhe politike, por gjithashtu për të ndërtuar ura midis vendeve dhe për të inkurajuar veprimimtarinë me synim të përbashkët. Z. Halvart Koeppen, Koordinator i Rrjetit Rajonal të Ozonit për Evropën dhe Azinë Qendrore deklaroi se bashkëpunimi midis pikave të kontaktit të Protokollit të Montrealit dhe ekspertëve për ftohje, ndryshimin e klimës, efikasitetin e energjisë dhe standardet e sigurisë do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në kontekstin e Marrëveshjes së Kigalit, dhe ky ishte një nga objektivat e takimit – për të shqyrtuar mundësitë për veprimtari dhe bashkëpunime të përbashkëta.

Për më shumë informacione: Objektivi kryesor i këtij takimi tematik është, ndër të tjera, shkëmbimi i  përvojave dhe informacioneve midis Protokollit të Montrealit dhe pikave fokale të ndryshimeve klimaterike të vendeve pjesëmarrëse për t’i ndihmuar ata të zbatojnë planet e tyre kombëtare të menaxhimit të HCFC dhe të përgatiten për eleminimin e HFC-ve nën Marrëveshjen  e Kigalit.