NOPIU ( Njësia Kombëtare e Ozonit dhe e Implementimit të Projekteve) në bashkëpunim me RAC ( Shoqatën e teknikëve per pajisjet ftohëse) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP ) organizuan një seminar  trajnimi  “Me praktikat më të mira të ftohjes”, nga 27-28 shkurt në Qendrën e Biznesit ABA, Tiranë. Në këtë seminar  morën pjesë 25 teknikë dhe vetëm 22 prej tyre u certifikuan.

 

Gjate ditës së pare, teknikët morën njohuri teorike  për Protokollin e Montrealit dhe HPMP  në nivel kombëtar ,ftohësit alternative me HCFC , praktikat e mira në sektorin e ftohjes, rikuperimi dhe riciklimi i gazrave ftohës dhe mjeteve dhe pajisjeve të përdorura për ftohje.

 

Dita e dytë ishte trainimi praktik i teknikëve  për të kuptuar më mirë sistemin e ftohjes. Praktika  i  ndihmoi teknikët  për të arritur  performance në përmirësimin e efikasitetit  të sistemit të kondicionerëve dhe  frigoriferëve. Gjatë trainimit praktik teknikët u praktikuan me teknikat në sektorin e ftohjes.