Në dt 28 – 30 prill, u organizua seminari : “Trajnimi i Teknikëve me Praktikat më të mira të Ftohjes”, në ambientet e hotel “Majestic”, Durrës. Në këtë seminar morën pjesë 28 teknikë kryesisht nga qyteti i Durrësit dhe zona rreth tij, nga të cilët u certifikuan 24 prej tyre. Pothuajse të gjithë teknikët punojnë në terren duke realizuar shërbime direkte të frigoriferëve dhe kondicionerëve. Ata punojnë në kompani të ndryshme ose janë të vetëpunësuar.
Në ditën e parë të seminarit u trajtuan tema lidhur me njohuri për “mbrojtjen e shtresës së Ozonit”, “Konventën e Vjenës”, “Protokollin e Montrealit”, “ODS Legjislation”, “HPMP” ku aftësia e lektorëve të Universitetit u koordinua me eksperiencën e stafit të NOPIU. Gjithashtu mjaft mirë u trajtua edhe tema “Konceptet bazë në sektorin e ftohjes” nga Prof Angjelin Shtjefni.
Pjesmarrësit në seminar paraqitën mjaft interes dhe bënë pyetje si dhe diskutime pas çdo referimi. Gjithashtu eksperienca e gjatë si konsulent pranë NOPIU e z. Skënder Basha e bëri mjaft të veçantë dhe interesant referimin e tij në ditën e parë të seminarit – “HFC sintetike si ftohës alternative të HCFC” dhe “Ftohësit natyrale si alternativë të HCFC.
Në ditën e dytë vazhduan referimet teorike lidhur me ”Praktikat me të mira në sektorin e ftohjes”. Veçanërisht interesimi pjesmarrësve në seminar u përqendrua në “Rikuperimi dhe riciklimi i gazrave ftohës” dhe “Përshkrimi i pajisjeve që përdoren në shërbimin e sistemeve ftohëse”. Në mbyllje të ditës së dytë u plotësua testi teorik nga ana e pjesmarrësve në seminar.
Në ditën e tretë u organizua praktika me grupe teknikësh prej 3 personash. Secili grup e zhvilloi praktikën duke përdorur të gjithë pajisjet nga fillimi në fund të procesit. Nga ana e pjesmarrësve në seminar dita e tretë mund të quhet edhe me interesantja pasi lidhet direkt me punën e tyre të përditshme.
Seminari u mbyll duke bërë konluzionet përkatëse si dhe me ceremoninë e dhënies së certifikatave.