Nga 29 deri më 30 të muajit tetor, u organizua ” Trajnimi i teknikëve me praktikat  më të mira të ftohjes” në ambientet e universitetit privat “Pavarësia”, Vlorë ( një nga ambientet më të mira në qytet për konferencat). Në këtë seminar morën pjesë 34 teknikë nga sektori i shërbimeve të ftohjes, kryesisht nga qyteti i Vlorës dhe i Fierit. Vetëm 23 prej tyre morën certifikatën e pjesëmarrjes. Pothuajse të gjithë teknikët punojnë në vend duke kryer shërbime të drejtpërdrejta për frigoriferë dhe pajisjeve të ajrit të kondicionuar. Ata punojnë në kompani të ndryshme ose janë të vetë-punësuar. Në seminar morën pjesë gjithashtu  disa studentë nga “Shkolla Industriale Pavaresia”, Vlorë.

Gjatë ditës së parë të seminarit janë trajtuar tema që lidhen me njohuritë mbi “Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit”, “Konventa e Vjenës”, “Protokolli i Montrealit”, “Legjislacioni ODS”, “HPMP në nivel kombëtar për eleminimin e HCFCs”, ku Znj. Vita Koja,Pedagoge  në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe stafi NOPIU bëri një punë shumë të mirë.
Pjesëmarrësit në seminar, treguan një interes të madh dhe ngritën pyetje dhe diskutime pas prezantimeve: – “Shqyrtimi i koncepteve themelore në sektorin RAC”, HFC sintetike si ftohës alternative për HCFCs ” dhe ” Ftohësit  natyral , si alternativë ndaj HFCFs “.  Z. Skënder Basha, konsulent me përvojë të gjatë pranë NOPIU shpjegoi  dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të ngritura nga pjesëmarrësit.

Dita e parë vazhdoi me prezantimin teorik lidhur me “Praktikat më të  mira në sektorin e ftohjes”. Interesi i pjesëmarrësve u përqendrua kryesisht në “Përpunimin, riciklimin  dhe përmirësimin e ftohësve”.  Z. Ilir  Palushi shpjegoi shumë mirë  dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve në detaje. “Shqyrtimi i mjeteve dhe pajisjeve të përdorura në shërbim të pajisjeve ftohëse” ishte paraqitje shumë interesante nga Z. Melsen Lamaj. Pjesëmarrësit diskutuan për një kohë të gjatë pas çdo prezantimi. Në përfundim të ditës së parë, pjesëmarrësit në seminar plotësuan testin teorik.

Gjatë ditës së dytë, u organizua praktika me grupet e drejtuara nga tre teknikë. Secili grup ka kryer  praktikën duke përdorur të gjitha pajisjet që nga fillimi deri në fund të procesit. Dita e dytë e seminarit mund të konsiderohet si dita më interesante nga pjesëmarrësit pasi  ajo ishte e lidhur direkt me punën e tyre të përditshme.
Seminari u përmbyll duke bërë konkluzionet përkatëse dhe me ceremoni  për  dhënien e certifikatave.