Më 16 shtator 2017, përfaqësues të NOU dhe Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me “Klubin sportiv “ Internacional” të Tiranës organizuan një veprimtari me biçikleta me rastin e Ditës Botërore të Ozonit nën moton “Kujdesi për të gjithë jetën nën diell “. Në këtë eveniment morën pjesë 30 anëtarë të klubit sportiv, të cilët dërguan postera dhe fletëpalosje për njerëzit kudo në rrugët e Tiranës, Farkës, Shkozës dhe Kasharit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve drejt informacioneve për mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe faktorëve që kanë shkaktuar dëmtimin e shtresës së ozonit.
Veprimtaria me biçikleta u organizua dhe u drejtua nga trajneri, Z.Orges Muka, i cili na siguroi për një bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen. Në fund të aktiviteteve, nxënësit u shpërblehen me bluza me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2017 dhe u dërguan informacione të shtypura të përgatitura nga NOU.