Më 16 shtator 2021, një ndeshje futbolli midis dy skuadrave të të rinjve të qytetit të Vorës u organizua me rastin e Ditës Botërore të Ozonit 2021. Gjatë kohës së përgatitjeve për ndeshjen e futbollit, përfaqësuesit e NOU informuan pjesëmarrësit mbi Ditën Botërore të Ozonit, Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Dëmtojne Shtresën e Ozonit, dhe rëndësinë e ruajtjen së Shtresës së Ozonit. Ky ishte një aktivitet jo vetëm me karakter sportiv por edhe informativ, ku prioritet kishte edhe dashuria për një jetë të shëndetshme. Në fund, të dy ekipeve të përbërë nga 12 lojtarë ju dhuruan bluza, kapele dhe maska me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2021.