Më 17 shtator 2021,  u organizua një ndeshje basketbolli e përzier, në të cilën morën pjesë djem dhe vajza të moshës 8 – 10 vjeç, lojtarë të Ekipit Kombëtar të Basketbollit “Dinamo” nën 18 vjeç. Ky aktivitet u hap me një informacion të shkurtër për rëndësinë e kësaj dite. Loja u karakterizua nga një përfshirje e madhe e pjesëmarrësve në ndeshje, ku ata jo vetëm që u argëtuan duke luajtur, por gjithashtu u informuan mbi mbrojtjen e shtresës së Ozonit, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Dëmtojnë Shtresën e Ozonit. Të gjithë djemtë dhe vajzat u inkurajuan tua japin këtë informacion miqve të tyre dhe t’i stimulojnë ata që të jenë pjesë e një fushatë ndërgjegjësuese për sigurimin e një jete më të shëndetshme në të ardhmen. Në fund të aktivitetit, fëmijëve ju dhuruan bluza, maska ​​dhe kapele me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2021.