Njësia Kombëtare e Ozonit në bashkëpunim me shkollat e mesme të Tiranës organizoi në 16 Shtator 2022, ekspozitën e pikturës “Ruaj Shtresën e Ozonit; Ruaj Tokën; Shpëtoni Qytetin tonë”. Në këtë ekspozitë u prezantuan 30 piktura të nxënësve të shkollës 9-vjecare “Dëshmorët e Lirisë”. Në pikturat e fëmijëve mbizotëronte dashuria e tyre për një jetë më të shëndetshme, dëshira për të mbrojtur shtresën e ozonit dhe qytetin e tyre dhe mesazhi për një përpjekje të përbashkët në këtë drejtim. Më pas u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve. Të gjithë pjesëmarrësve iu dhanë certifikata dhe diploma.