Në datën 16.09.2022 u zhvillua një takim me teknikë të sektorit të RAC. Ky takim u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, “Europa House – Delegacioni i BE-së” dhe përfaqësues të Shoqateve të Sektorit të Ftohjes dhe Ajrit të kondicionuar.  Gjatë fjalës së hapjes përfaqësuesi i NOU shpalosi një pasqyrë të përgjithshme të rolit, qëllimeve, funksionit të këtij institucioni dhe aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Ozonit 2022. Programi përfshinte:

 

  • Informacionin për Ditën Botërore të Ozonit 2022, Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit mbi Substancat që Hollojnë shtresën e Ozonit dhe rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit. Përfaqësuesi i NOU prezantoi një material mbi “Rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit si dhe ndryshimeve klimatike”;
  • Informimin dhe diskutimet në lidhje me Projektligjin për F-gazet, i cili është duke u diskutuar në komisionet parlamentare. Në takim pati shumë diskutime, ku teknikët shprehën shqetësimet e tyre për problemet që mund të lindin nga zbatimi i ligjit. Ata sugjeruan gjithashtu mënyra për të përmirësuar ligjin përpara miratimit përfundimtar të tij.