![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220916-WA0130.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220916-WA0104.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220916-WA0094.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220916-WA0082.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220914-WA0033.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220914-WA0026.jpg)
![](https://ozoneal.com/wp-content/uploads/2023/01/IMG-20220914-WA0019.jpg)
Në 16 shtator 2022, përfaqësuesit e NOU zhvilluan një aktivitet me pjesëmarrësit e “Qendrës Sociale Multidisiplinare” në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë 35 të moshuar që frekuentojnë shpesh “Qendrën Sociale Multidisiplinare”, stafi i Qendrës dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë pjesës së parë të këtij aktiviteti u mbajtën një sërë aktivitetesh sensibilizuese si sesioni informues në lidhje me Ditën Botërore të Ruajtjes së Shtresës së Ozonit, Protokollin e Montrealit për Substancat që Hollojnë shtresën e Ozonit, shkaqet kryesore të Hollimit të Shtresës së Ozonit dhe rëndësinë të mbrojtjes së shtresës së ozonit. Në pjesën e dytë të aktivitetit u shpërndanë lojëra të ndryshme si; shah, domino, lojëra letrash, ludo etj. Në fund pjesëmarrësve u shpërndanë postera bluza, kapele, stilolapsa, çanta ekologjike me logon e Ditës Botërore të Ozonit 2022.