Në datën 15 shtator 2023, përfaqësuesit e Njësisë Kombëtare të Ozonit zhvilluan fushatën sensibilizuese “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike” kushtuar Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2023. Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte ndergjegjesimi e nxënësve drejt informacionit për mbrojtjen e shtresës së ozonit si dhe faktorët e dëmtojnë këtë shtresë. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë nën kujdesin e veçantë të zv.drejtoreshës znj. Diana Kalemi. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 26 fëmijë dhe 5 mësues të shkollës së mesme “Arben Broci” në Tiranë. Gjatë fjalës së hapjes, përfaqësuesi i Njësisë Kombëtare të Ozonit shpalosi një pasqyrë të përgjithshme të rolit, qëllimeve dhe funksionit të këtij institucioni dhe aktiviteteve kushtuar Ditës Botërore të Ozonit 2023. Programi përfshinte:

• Nje informacion për Ditën Botërore të Ozonit 2023, “Protokolli i Montrealit: Rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike” Konventa e Vjenës dhe Protokolli i Montrealit mbi substancat që shkatërrojnë shtresën e ozonit dhe rëndësia e mbrojtjes së kesaj shtrese;

• Shfaqjen e videove për rëndësinë e mbrojtjes së shtresës së ozonit – “WOD2023 Animations”, “The Hole – A film on the Montreal Protocol” dhe “Inger Andersen message”.