Seminari u organizua nga NOU në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit. Në të morën pjesë 36 studente dhe pedagoge dhe të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me “Çertifikatë Pjesëmarrje”. Aktiviteti u organizua nën mbështetjen e veçantë të Prof. Leonidha Peri, Dekan i Fakultetit të Mjedisit në Universitetin UMB. Në hartimin dhe zbatimin e programit të seminarit, NOU ka marrë në konsideratë karakteristikat dhe nevojat specifike të audiencës së synuar, masat anti-Covid-19 të miratuara nga Qeveria dhe ka përfshirë grupet e duhura të interesit.
Pjesëmarrëset shprehën interes të vecantë për aktivitetin dhe shumica prej tyre konfirmuan se kjo është hera e parë që diskutojnë për rolin e gruas në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Ky aktivitet ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të tyre, për rolin që do të luajnë si inxhiniere të ardhshme te mjedisit në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar.