Trainimi është organizuar nga Njësia Kombëtare e Ozonit në bashkepunim me drejtorinë e Shkollës së Mesme Teknike Elektrike “Gjergj Canco” nën kujdesin e vecantë të drejtoreshës, Znj. Hedie Gjoni. Në këtë trainim morën pjesë 15 nxënës, të cilët u pajisën me “Certifikatën e Pjesmarrjen”. 

Në pjesën e parë të aktivitetit u trajtuan cështje teorike si – “Shtresa e ozonit dhe rëndësia e mbrojtjes së saj. Konventa e Vienës dhe Protokolli Montrealit”, “Amendamenti Kigali: reduktimi I gazeve HFC”, “Alternativat e zëvendësimit të gazeve HCFC dhe HFC me potencial të lartë ngrohje”, “Menaxhimi I pandemisë Covid-19 dhe sektori i ftohjes dhe ajrit të kondicionuar”, “Eficenca energjitike dhe standartet e sigurisë në kuadër të Amendamentit Kigali, etj. Në pjesën e dytë të aktivitetit, u zhvillua seanca praktike ku pjesmarresit u trainuan me praktikat më të mira të sherbimeve në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar.