Në këtë aktivitet morën pjesë 22 studente dhe pedagoge nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti “Barleti” dhe të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me “Çertifikatë Pjesëmarrje”. Aktiviteti u organizua nën mbështetjen e posaçme të z. Adriatik Dudaj, Administrator i Përgjithshëm i Universitetit “Barleti” dhe Saimir Kristo Ph.D, zv.dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Në hartimin dhe zbatimin e programit të seminarit, NOU ka marrë në konsideratë karakteristikat dhe nevojat specifike të audiencës së synuar, masat anti-Covid-19 të miratuara nga Qeveria si dhe ka përfshirë grupet e duhura të interesit.

Pjesëmarrëset shprehën interes të vecantë për aktivitetin dhe shumica prej tyre konfirmuan se kjo është hera e parë që diskutojnë për rolin e gruas në sektorin e ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Ky aktivitet ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të tyre, për rolin që do të luajnë si arkitekte të ardhshme në projektimin dhe përzgjedhjen e sistemeve më efikase të ftohjes. Në këtë seminar u diskutua gjerësisht për efiçencën e energjisë dhe rëndësinë që ka ky sektor në vendin tonë.